“Seria A e ashpër”, flet mesfushori i ri i Milanit: I lumtur me ecurinë tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2023 | 14:40

“Seria A e ashpër”, flet mesfushori i ri i Milanit: I lumtur me ecurinë tonë

Të shtunën përjetoi ndeshjen e parë si titullar i Milanit, por Junus Musah nuk ka ndërmend të ndalet. Kundër Veronës flirtoi me golin pas minutave shumë cilësore në Champions kundër Njukasëllit.

musah

Lidhur me situatën e tij, amerikani ka deklaruar: “Çdo ditë po ndihem më mirë dhe jam i lumtur për minutazhin që po jepet. Akoma më mirë më bën të ndihem kjo fitore. Milani ka një grup fantastik, i cili më ka pritur pozitivisht që në ditën e parë. Janë shokë të mirë dhe lojtarë cilësorë që qëndrojnë me këmbë në tokë. Më kanë ndihmuar vërtetë shumë”.

Më pas vëmendja e mesfushorit kaloi te paraqitja ekipore. Ai nuk i kurseu elozhet për ekipin, pasi rikthimi te fitorja pas shuplakës në derbi ishte thelbësor.

“Çdo ndeshje që luajmë e bëjmë me qëllimin për të marrë tri pikë. Ajo ndaj Veronës nuk ishte një fitore e lehtë, por kjo nuk ia zbeh bukurinë. Fundja Seria A është e vështirë dhe çdo pikë duhet kërkuar me ngulm e shumë djersë. Personalisht jam i kënaqur me cilësinë që shfaqëm dhe tri pikë, por duhet të vazhdojmë me këtë ritëm”, ka thënë Junus Musah për televizionin tematik të klubit kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"