Sauthgejt drejt largimit nga Anglia, Federata ka një kandidat të fortë për ta zëvendësuar por ngurron

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2024 | 16:31

Sauthgejt drejt largimit nga Anglia, Federata ka një kandidat të fortë për ta zëvendësuar por ngurron

Federata Angleze ende nuk ka hartuar një listë të ngushtë të kandidatëve për të zëvendësuar Garet Sauthgejtin, pavarësisht pasigurisë mbi pozicionin e menaxherit përtej “Euro 2024”.

SAUTHGEJT

Skenari ideal për FA është që Anglia të ketë një turne të suksesshëm dhe Sauthgejt të zgjasë marrëveshjen e tij aktuale, e cila skadon në fund të vitit. Por nëse Anglia dështon në Gjermani, Sauthgejt do të vihej nën presion të konsiderueshëm nga tifozët për t’u larguar. Dhe ndërsa FA do të preferonte të binte dakord për kushte të reja me trajnerin për ta mbajtur atë në stol edhe për Kupën e Botës 2026 në Kanada, Meksikë dhe SHBA, ata e dinë që 53-vjeçari mund të dëshirojë të vazhdojë karrierën në një tjetër pozicion.

Burimet e FA kanë treguar se angazhimi i tyre ndaj Sauthgejtit mbetet i fortë dhe bordi nuk dëshiron të ndërmarrë hapa drejt identifikimit të pasuesit të mundshëm të tij derisa ai të jetë në këtë pozicion. Sauthgejt do ta diskutojë të ardhmen e tij me shefin ekzekutiv të FA, Mark Bullingham, pas “Euro 2024”, kohë në të cilën duhet të kishte dalë një tablo më e qartë. Ka pak kandidatë për ta zëvendësuar Sauthgejtin për momentin, ndërsa emri i Edi Haut të Njukasëllit përflitet se ka admirues në FA.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"