Sadiku e mbyll me Kartagjenën, Çekiçi i lirë pas 30 qershorit/ Ja situata me legjionarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2023 | 22:51

Sadiku e mbyll me Kartagjenën, Çekiçi i lirë pas 30 qershorit/ Ja situata me legjionarët

Armando Sadiku është larguar nga Kartagjena. Mësohet se sulmuesi, i cili e mbylli sezonin me tetë gola të shënuar në Kategorinë e Dytë spanjolle, nuk do të jetë pjesë e ekipit në vazhdim.

sadiku

Shkak është çështja e aktivizimit, pasi sulmuesi luajti rregullisht vetëm në pjesën e parë të kampionatit, ndërsa faza e dytë e pa atë më së shumti në pankinën rezervë. Kjo mbetet edhe arsyeja kryesore që Sadiku të shohë për një tjetër aventurë.

Lojtar i lirë pas 30 qershorit do të jetë edhe Endri Çekiçi. Mesfushori nuk ka rinovuar ende me klubin e Koniasporit në Turqi dhe pritet që në verë të ndryshojë destinacion. Në mediat turke është përfolur për një interesim të Trabzonsporit, por ende nuk ka asgjë konkrete.

cekici

Ndërkohë në janar, pati edhe zëra për një kalim tek AEK-u në kampionatin grek, teksa pas 30 qershorit çdo gjë do të jetë më e qartë për pogradecarin, i cili përfundoi sezonin e dytë me fanellën e Konias.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"