Rumenige kërkon “ndihmë” te një francez: Kombëtares i duhet Zidani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2023 | 23:44

Rumenige kërkon “ndihmë” te një francez: Kombëtares i duhet Zidani

Shkarkimi i Hansi Flikut nga posti i trajnerit te Gjermania po zien ende, aty ku çështja e pasuesit po merr trajta të ndryshme pas çdo dite. Edhe pse u tha fillimisht se Zamer vështrohej si i preferuari i tifozëve, orët e fundit emri i Julian Nagelsmanit është vendosur në “projektorët” e federatës, aq sa “Bild” pohon se zëvendëspresidenti i DFB-së (Federata Gjermane e Futbollit) ka nisur kontaktet me Nagelsmanin.

Rumenige

Anëtari i Bajernit dhe ish-futbollisti, Karl-Hainc Rumenige, në intervistën për “Sportbuzzer”, i ka rekomanduar përfaqësueses se gama e Zinedin Zidanit është e përshtatshme në rikthimin te lavdia, teksa e cilësoi opsionin e Nagelsmanit si pa përvojë: “Kombëtarja jonë ka nevojë për frymë të re dhe posti i trajnerit kërkon personazh me reputacion dhe i aftë të përballojë presionin. Zidan e ka dëshmuar te Reali se çfarë është i aftë në fushën e trajningut, jo vetëm brenda kufijve me madrilenët. Filozofia që tekniku duhet të jetë nga Gjermania nuk do të thotë asgjë.

Përvoja e një 36-vjeçari (Nagelsman) në krye të përfaqësueses për mua nuk do të jepte rezultat, madje nuk e mendoj fare si alternativë. Ne duam të ringrihemi dhe jo të eksperimentojmë. Në rastin e shkarkimit të Flikut, pohoi se Hansi bëri disa gabime në përzgjedhje taktike dhe në përfshirjen e lojtarëve”, përfundoi Karl-Hainc Rumenige, i cili është inkuadruar te kombëtarja gjermane në periudhën 1976-1986.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"