Rritet tensioni mes Ten Hagut dhe sulmuesit anglez, nuk e lejon të hajë darkë me shokët e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2023 | 11:50

Rritet tensioni mes Ten Hagut dhe sulmuesit anglez, nuk e lejon të hajë darkë me shokët e skuadrës

Tensioni midis Erik Ten Hag dhe Xhejdën Sanço vazhdon të rritet, me sulmuesin anglez që nuk stërvitet më me skuadrën e tij, por me atë të U-23.

sanco ten hag

Por duket se tekniku holandez nuk ndalet këtu me 23-vjeçarin, të cilin nuk e ka grumbulluar prej disa ndeshjes.

Përpara sfidës me Kristal Palas në Kupë, Ten Hag nuk e ka lejuar Sançon që të hajë darkë me pjesën tjetër të skuadrës, por të qëndrojë me skuadrën U-23.

Kjo gjë duket se e ka tërbuar sulmuesin anglez, i cili kërkon me ngulm largimin nga “Djajtë e Kuq” menjëherë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"