Rreziku i rënies nga kategoria/ 60 minuta analizë, Dovedan “shkund” Apoloninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2023 | 21:57

Rreziku i rënies nga kategoria/ 60 minuta analizë, Dovedan “shkund” Apoloninë

Ecuria e Apolonisë është larg pritshmërive dhe rreziku i rënies ndihet gjithnjë e më shumë. Kthesa bëhet domosdoshmëri dhe sidomos në shtëpi. Këtë javë presin Tërbunin dhe në “Loni Papuçiu” zyrtarisht u ndalohen gabimet.

DOVEDAN

Kësaj i ka mëshuar edhe Veljko Dovedan në analizë. Para se të niste stërvitje, trajneri ka folur për 60 minuta me lojtarët. Boshnjaku pret që skuadra të nxjerrë mësimet e duhura nga barazimi në Lushnjë, ndaj ka nxjerrë në pah që të gjitha gabimet. Gazeta mëson se tekniku ka qenë tejet i ashpër me të tijtë, duke u ndalur më së shumti te gabimet e bëra në prapavijë, si edhe te mosfunksionimi siç duhet në vijën e sulmit.

“Kundërshtari ka përfituar nga gabimet tona në prapavijë, ndaj morëm vetëm një pikë përballë Lushnjës. Nga ana tjetër, edhe faza sulmuese ishte larg pritshmërive”, ka thënë mes të tjerash 68-vjeçari. Mësohet se është analizuar deri në detajet më të vogla, rasti i pësimit të golit, por edhe mosshfrytëzimi i mundësive të tjera të krijuara. Pjesë e analizës së djeshme, u bë edhe përballja e së shtunës, ndaj e cila kërkohet vetëm fitorja. Çdo rezultat tjetër është ia patolerueshëm kundër pukjanëve.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"