“Rreth nëntorit flitet gjithmonë për të ardhmen time”, Alegri vazhdon “avazin” edhe pas vendit të parë: Objektivi është Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2023 | 23:33

“Rreth nëntorit flitet gjithmonë për të ardhmen time”, Alegri vazhdon “avazin” edhe pas vendit të parë: Objektivi është Champions

Masimiliano Alegri ka festuar gjatë golin e Gatit në shtesën e sfidës ndaj Monzës, ku skuadra e fitoi me shifrat 2-1. Vendasit i kishin barazuar në minutën e 92-të, por më pas bardhezinjtë gjetën golin e fitores që i ngjit në kreun e renditjes së Serisë A.

alegriiii

Gjithsesi, trajneri i Juventusit vazhdon t’i qëndrojë besnik fjalëve që ka thënë gjatë verës, që objektivi i klubit është kthimi në zonën e Ligës së Kampioneve.

“Fitore e rëndësishme, që erdhi kundër një ekipi të fortë që luan mirë. Në pjesën e parë mund të kishim bërë 2-0, në pjesën e dytë rrezikuam pak. por ne e lamë Karbonin të lirë dhe doli ky gol. U treguam të aftë të kërkonim fitoren.

Kur punon dhe ka pozitivitet në grup, kjo duhet të na çojë deri në fund. Ne i dimë kufijtë tanë, duhet të rikuperojmë disa lojtarë dhe nuk duhet të ndalemi. Duhet të përmirësohemi për të qëndruar pranë kreut të tabelës.”

A do gjuajë penalltinë e radhës Vlahoviç? Taë shohim, nuk është se nëse dikush gabon, ai nuk gjuan përsëri. Dushan luajti një lojë të mirë, ai po përmirëson gjendjen e tij dhe teknikisht bëri më mirë.”

Duke fituar ne jemi përpara të gjithëve, të shohim se çfarë bëjnë të tjerët. Fitorja sot ishte shumë e rëndësishme, ndaj një ekipi që na mori 6 pikë vitin e kaluar. Napoli mund të kthehet në garë, ashtu si Milani. Mjafton një varg fitoresh, kampionati është i gjatë. Këta djem kanë nevojë për ndihmë, ata po bëjnë gjëra të rëndësishme. Ne kemi objektivin për t’u rikthyer në Ligën e Kampioneve.

Besim nga klubi? Rreth nëntorit flitet gjithmonë për të ardhmen time. Gjëja e rëndësishme është ajo e klubit. Klubi duhet të planifikojë për vitet e ardhshme, kështu është më e thjeshtë. Ka një mjedis të mirë, si me Xhiuntolin ashtu edhe me Mana dhe Skanavino. Ne kemi një objektiv të qartë për t’u rikthyer në Ligën e Kampioneve, ka shumë të rinj që janë rritur në klub dhe për Juventusin është shumë e rëndësishme”, tha Alegri për “DAZN” pas përfundimit të sfidës së sotme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"