Rrëfimi special i Agueros: Mesi te Barcelona? Është çështje kohe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2023 | 23:20

Rrëfimi special i Agueros: Mesi te Barcelona? Është çështje kohe…

I kushtëzuar nga një problem në zemër, Serxhio Aguero u detyrua të linte para kohe futbollin profesionist.

skysports-sergio-aguero-lionel-messi-manchester-united-barcelona-champions-league_3812563

Tani, argjentinasi po shijon jetën jashtë fushës së gjelbër, por nuk e lë mënjanë edhe fanatizmin për sportin të cilit i kushtoi jo pak vite. Ai luajti vetëm katër ndeshje për Barcelonën, por ato mjaftuan që klubi të linte një gjurmë të pashlyeshme tek ai, duke shënuar kundër Madridit në “El Clasico”-n e parë dhe të vetëm që luajti para daljes në “pension”.

Legjenda argjentinase me një të kaluar te Mançester Siti e Atletiko e Madridit foli ekskluzivisht për “AS” me “Stake.com”. Ai ka komentuar situatën aktuale të ekipit blaugrana dhe ndjenjat e tij për kthimin e mundshëm të Lionel Mesit Barcelonë, aty ku vazhdon të shihet si një idhull. Leo mbërriti te Inter Majami pak më shumë se katër muaj më parë, pavarësisht se dhe Barça e dëshironte. Edhe pse argjentinasi nuk e shihte atë opsion si të qartë, klubi gjithmonë ka spekuluar për një rikthim, pasi numri dhjetë ta mbyllë me futbollin e luajtur.

“Leo gjithmonë ka thënë se e do Barcelonën. Ai është lojtari më i mirë në histori dhe ka qenë gjithmonë i identifikuar me klubin, me qytetin. A do të shkojë te Barcelona kur të mbyllë aktivitetin si profesionist? Nuk kam folur me të për këtë, por ndonjëherë mendoj se është thjesht çështje kohe para se të kthehet”, deklaroi Kun Aguero. Në moshën 36-vjeçare, Mesi po kalon vitet e fundit si futbollist aktiv. Në karrierën e tij më shumë se 20-vjeçare, argjentinasi mund të mburret se ka fituar gjithçka, si në nivel klubesh ashtu edhe me Argjentinën.

Edhe pse numri dhjetë nuk ka menduar ende për daljen në pension, në më shumë se një rast ai ka deklaruar se dëshiron të “përfitojë nga momenti derisa të mundet”. Kun tha gjithashtu disa fjalë për momentin aktual të Barcelonës. “Ksavi erdhi në Barcelonë për të udhëhequr ekipin e parë në një kohë shumë të vështirë për klubin dhe ka mundur të japë rezultate të shkëlqyera në një periudhë të shkurtër kohore. Ai është një trajner shumë i ri dhe ka në ADN-në e tij Barcelonën”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"