Ronaldo sulmon Ligën dhe tifozët: Edhe sa do të vazhdoni kështu, mbështeteni te unë luftën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2023 | 16:59

Ronaldo sulmon Ligën dhe tifozët: Edhe sa do të vazhdoni kështu, mbështeteni te unë luftën

Ndeshja mes Valencias dhe Realit përfundoi me skena dhune për shkak të racizmit të treguar ndaj Vinisiusit. Për brazilianin është treguar një solidarizim i jashtëzakonshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm.

RONALDO VINISIUS

Një ndër to është edhe Ronaldo Fenomeni i cili ka sulmuar La Ligën duke qenë se akte të tilla po bëhen të shpeshta në kampionat. Ai ka kërkuar që të luftohet një gjë e tillë, duke e përfshirë edhe veten në këtë luftë.

“Edhe një herë një episod racizmi në La Liga. Edhe një herë me Vinisius. Deri sa? Për sa kohë të mos ketë ndëshkim, do të ketë racizëm. Është e papranueshme që edhe arbitrat, Federata dhe autoritetet të mos veprojnë dhe tifozët të duartrokasin një gjë të tillë absurde. Është mjaftueshëm. Ejani, mbështetuni tek unë në luftën tuaj. Në luftën tonë”, u shpreh Ronaldo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"