“Roma të mos mendojë për finalen”, Murinjo: Kualifikimi i Interit? Do merrem njëherë me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2023 | 14:46

“Roma të mos mendojë për finalen”, Murinjo: Kualifikimi i Interit? Do merrem njëherë me…

Zhoze Murinjo është gati për të marrë biletën e finales së Ligës së Europës, finalen e dytë radhazi kontinentale, pas asaj që arriti dhe fitoi sezonin e kaluar në Tiranë, trofeun e Ligës së Konferencës. Trajneri i Romës ka rikuperuar tri “armë” shumë të rëndësishme për të mbrojtur avantazhin 1-0 të gjysmëfinales së vajtjes në “Olimpiko”, ndonëse ai nuk kërkon që kjo gjë të ndikojë në kokën e futbollistëve të tij.

murinjo

Madje, as fjala finale nuk duhet t’i kalojë askujt në kokë: “Për sfidën me Leverkusenin i kam të gjithë në dispozicion, përveç Karsdorf dhe Jorentes. El Sharaui, Dibala e Smolling janë rikuperuar plotësisht dhe nëse do tëmë duhen mund të jenë që të tre titullarë.

Me një tjetër finale mund të mendoj largimin nga Roma? Nuk dua të mendoj për të tilla gjëra, madje as të flas për to. Jam i përqendruar vetëm të ndeshje me Leverkusenin, e cila nuk është finalja jonë e sezonit, ndonëse as këtë fjalë nuk dua që ta dëgjoj.

Çfarë do të thotë për Romën një tjetër finale europiane? Shikoni… Unë kam luajtur me Porton dy finale radhazi dhe dua të bëj të njëjtën gjë këtu. Dhe nuk e bëj më shumë për veten, sesa për këtë skuadër, për tifozët e Romës, pasi janë një grup fantastik dhe shpesh herë kanë bërë edhe më shumë sesa mundësitë e tyre për të arritur deri këtu. Unë e di dhe jam i bindur që kjo skuadër meriton shumë, por për të arritur atë që ne të gjithë kemi në mendje na duhet një tjetër ndeshje madhështore, ndonëse Leverkuseni është një skuadër me shumë merita dhe stërvitet nga një gjeni si Ksabi Alonso, i cili ishte një trajner që në kohën që luante në fushë”, përfundoi Zhoze Murinjo.

Ai gjithashtu u pyet dhe për arritjen e Interit në finalen e Ligës së Kampionëve, gjë që nuk e kishte bërë që nga koha kur portugezi ishte trajner i zikaltërve: “Do të merrem njëherë me Romën, pastaj do të shikoj Interin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"