“Roma e humbiste titullin në javën e fundit”, Kolela: Nuk ka vend për festë, kemi 50% shanse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2023 | 12:13

“Roma e humbiste titullin në javën e fundit”, Kolela: Nuk ka vend për festë, kemi 50% shanse

Partizani ka nesër xhiron e fundit në kampionat dhe një fitore ndaj Teutës, i jep të kuqve titullin kampion. Në prag të këtij takimi, para mediave foli trajneri Xhovani Kolela i cili i mëshon faktit se nuk duhet festuar para se të përfundojë gara.

kolela

Ndeshja e fundit? Është gara e fundit, nuk kam çfarë them. Punon dhe ushtron këtë profesion për të arritur këtu. Askush nuk bën punë për të rënë nga Kategoria. Është mëse normale të luash një ndeshje finale ku mund të shpallesh kampion që ke satisfaksion.

Skenar si Bundesliga? Mendoj se nuk ka frikë në aspektin sportiv. Frikë kemi gjërat e tjera në jetë. Thjesht ajo që dua të shtoj është se na mungon një ndeshje e fundit për objektivin final.

Mungesa? Nëse nuk do të kemi probleme sot, besoj se jemi të plotë.

Sa shanse ka për të humbur titullin? Me këtë pyetje, e ke përfunduar fantazinë. 50 me 50 mendoj.

Titulli? Për të fituar ka një kombinim me shumë faktorë. Edhe fakti që ka shumë trajnerë që fitojnë dhe trajnerë që nuk fitojnë asnjëherë por trajneri është krahu i shoqërisë dhe koka e skuadrës. Sigurisht që e rëndësishme është që nesër kemi një moment kuptimplotë dhe nesër duhet të fitojmë ndeshjen.

Si mbahet skuadra me këmbë në tokë? Mendoj se festimi i tepërt nuk është pozitiv por të qëndrojmë me këmbë në tokë sepse jemi profesionistë dhe kemi disa limite. Sa i përket tifozëve, ata janë një tjetër gjë. Unë mendoj se festohet vetëm kur fitojmë dhe kur mbyllet gjithçka e jo më parë.

Titull me pikë të barabarta? Që të fitosh është një luks i madh dhe nuk e kam pasur në jetën time. Të fitosh është e vështirë dhe kur arrin diçka të tillë, nuk ka rëndësi diferenca. Sot luajmë titullin. Mendoj se pas ndeshjes ndaj Laçit nëse ju pyesja sa shanse kemi të fitojmë, do thoshit 0 shanse. Kemi arritur shumë.

Europa? Sido që të shkojnë gjërat, ka një skuadër shumë të mirë. Në çdo kompeticion që do të luajmë kemi skuadër gati për ta përballuar. Për më tepër nuk mund të diskutojmë se kush ikën e kush vjen. Sigurisht me kohën do të bëjmë disa ndërhyrje por jo nesër por në vazhdim. Janë gjëra të programuara. Të martën kam avionin për të udhëtuar.

Largime si në sezonet e shkuara? Është ajo që thashë më parë. Do ta mbajmë grupin por nëse ka ndonjë ofertë nuk është në dorën time por në dorën e klubit por ideja është që të formojmë grup dhe me këtë grup të ecim para.

Teuta? Është skuadër që do të luajë në Europë dhe është e vështirë por të gjitha janë të vështira. Më kujtohet dikur Roma kur humbi titullin ndaj Leçes që kishte rënë nga kategoria. E humbi në ndeshjen e fundit. Kështu është futbolli. Këmbëngul të mos festojmë deri sa të mbyllet gjithçka. Pas ditës së nesërme, do të jemi të qetë dhe projektet janë gati. Shpresoj të jem pjesë e projektit. Raportet janë të mira dhe kur them që kemi bërë program është raport përtej kontratës. Është ajo që kam thënë që bëhet fjalë për një marrëveshje xhentëlmenësh e jo kontratë pune”, tha Kolela

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"