Roki përkrah vendimin e arbitrave për golin e Juves, gati të nxjerrë audion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2023 | 9:00

Roki përkrah vendimin e arbitrave për golin e Juves, gati të nxjerrë audion

Në dhomën VAR, Maxolenit dhe Piçininit iu deshën 4 minuta e 10 sekonda për të shoshitur golin e Kostiçit dhe për të vlerësuar 3 raste të mundshme të prekjeve me dorë.

rabio inter juve

Rasti 1, Rabio: në moviolën e kryer nga Graciano Çezari, dora duhej ndëshkuar, por përballë imazheve nga të gjitha këndet, mendimet nuk janë të njëjtat. Të paktën 2 minuta u humbën në sallën e VAR-it, duke kërkuar një imazh të pakundërshtueshëm që konfirmonte prekjen me dorë, por nuk u gjet.

Rasti 2 nga ana tjetër zgjidhet nga vetë Maxoleni para monitorit në vetëm pak sekonda. Pas prekjes së pretenduar të Rabiosë, topi përplaset në krahun e majtë të Vlahoviçit, me krahun ama që të ngjitur më trupin nuk mund të gjykohet si i ndëshkueshëm.

Rasti 3 është më i mprehti dhe ka të bëjë me prekjen e Vlahoviçit pas shkëmbimit me Rabionë, që gjithsesi në moviolën e “Pressing” nga Çezari u gjykua e ndëshkueshme.

Në fund VAR-i pasi i pa të gjitha imazhet në dispozicion edhe për 2 minuta të tjera, doli në përfundimin se prekja me dorë nuk është e dënueshme dhe thirrja e Kifit për të parë rastin ishte e panevojshme.

ROKI – Ditën e djeshme ka qenë edhe radha e disenjatorit të arbitrave Xhanluka Roki, për të dhënë vlerësimin e tij mbi arbitrat e sfidës.

Roki e ka vlerësuar maksimalisht menaxhimin e episodit nga Maxoleni e Kifi, por ka pasur kritika për mënyrën si kryesori ka menaxhuar pjesën e mbetur të ndeshjes.

Roki ishte i zhgënjyer për sa i përket faulleve, kartonëve dhe nervozizmit, e për pasojë performanca e Daniele Kifit u gjykua e pamjaftueshme.

Nga ana tjetër, Roki po konsideron edhe mundësinë që të publikohet audioja e komunikimit mes Maxolenit dhe Kifit, një praktikë e aplikuar edhe më parë nga AIA (Shoqata Italiane e Arbitrave) që gjithsesi nuk ka planifikuar asnjë takim gjatë pauzës së kombëtareve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"