Rodri analizon rivalët e grupit: Italia duket solide, Shqipëria duhet kapur me pinca

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2024 | 10:06

Rodri analizon rivalët e grupit: Italia duket solide, Shqipëria duhet kapur me pinca

Spanja është gati për Europianin “Gjermani 2024”, ose më saktë sot do të shohë se cila është gjendja aktuale e përfaqësueses, teksa do të sfidojnë në një miqësore modestët e Andorrës.gfhjgfGjithsesi, edhe këto sfida do të jenë shumë të rëndësishme, pasi futbollistët duan të ruajnë formën, ndonëse seriozisht do të bëhet vetëm pas 14 qershorit, ku turneu të ngrejë siparin. Dhe këtë e di shumë mirë edhe Rodri, heroi i Champions-it me Sitin në sezonin e kaluar, por në të njëjtën kohë lideri i mesfushës së “Furive të kuqe”, të cilët do të kenë në grup Italinë, Shqipërinë dhe Kroacinë.

Rodri, Itali-Spanjë duket si një sfidë që tashmë nuk mund të shmanget më kurrë?

Po, tashmë është bërë një klasike dhe të gjithë e mbajmë mend edhe përballjen tonë në gjysmëfinalet e Europianit të kaluar. Ishte e rëndë për t’u pranuar që u mundëm pas penalltive, por mund të ngushëllohemi në fund me faktin që ishit ju italianët që e fituat turneun. Gjithsesi, një hakmarrje të vogël e morëm një vit më pas, duke iu eliminuar nga Liga e Kombeve, sërish në gjysmëfinale dhe më pas fituam edhe këtë turne. Kështu që mendoj se jemi të gjithë gati dhe të ekzaltuar për përballjen e radhës.

Realisht, si e shihni këtë Itali të re?

Mirë. E kuptoj që vitet e fundit kanë qenë disi kaotike, pasi nuk morët pjesë në dy Botërorë, ndërsa në mes të tyre fituat Europianin. Gjithsesi, sa herë që Italia është pjesëmarrëse, surprizat nuk mungojnë kurrë, pasi keni një skuadër shumë kompetitive. Është e vërtetë që keni ndërruar trajner por cilësitë mbeten po ato: solid dhe të paparashikueshëm. Jeni një kombëtare ku rrallë herë lejoni golat dhe kjo është diçka që duhet respektuar. Dhe së bashku me ne janë kandidat për suksesin final në Gjermani.

Po dy ekipet e tjera të grupit, Kroaci e Shqipëri si i shihni?

Dy kocka të tjera të forta. Edhe me kroatët luajtëm në Europianin e kaluar, apo edhe në Ligën e Kombeve. Janë një skuadër e komplikuar për t’u parashikuar. Pastaj është Shqipëria, një skuadër e cila duhet kapur me pinca. Në të kaluarën jemi ndeshur, por në vitet e fundit janë fuqizuar vërtet shumë. Shkurt, do të jetë tepër e vështirë.

Por a ndiheni ju favoritët për Europianin?

Ndoshta nuk jemi favoritët, por ne shkojmë dhe do të provojmë që të marrim maksimumin në Gjermani. Në turne si ky e dimë se nuk e bën gjithmonë diferencën loja spektakolare, apo sulmuese. Prandaj, duhet të mësojmë se kur të duhet të luajmë edhe si provincialë, të vrapojmë dhe të mbrohemi si të tilla, pasi çdo detaj është i rëndësishëm për të fituar  një Europian apo Botëror.

JETON STAMOLLA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"