Risia/ Supersfida ndaj Napolit, lojtarët e Juventusit me kamera trupi në fushë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2023 | 14:31

Risia/ Supersfida ndaj Napolit, lojtarët e Juventusit me kamera trupi në fushë (VIDEO)

Në fillim u testuan në disa prej klubeve angleze, me Çelsin promotor. Por diçka e tillë do të jetë protagoniste edhe mbrëmjen e sotme, në supersfidën e mbrëmjes, Juventus-Napoli, ku disa prej futbollistëve bardhezi do të mbajnë disa kamera trupi, të cilat do të shtojnë disi më tepër emocionet për tifozët gjatë transmetimit, edhe pse pamjet e tyre do të mund të shihen vetëm gjatë nxehjes që do të bëjnë të dyja skuadrat.

JUVEEEE

Pamjet e kamerës së trupit do të ofrojnë një këndvështrim të ri të asaj që ndodh në fushën e “Allianz Stadium”. Ndonëse kjo shihet si teknologjia e radhës që do t’i bashkohet futbollit, për momentin IFAB-ja nuk lejon përdorimin e tyre, deri në një urdhër të radhës. Testin e ka bërë në stërvitjen e djeshme anglezi Samuel Iling, në “Kontinasa”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"