Rikthimi i Dinamos së madhe të volejbollit, përsëri në elitë pas 16 vitesh mungesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2024 | 19:55

Rikthimi i Dinamos së madhe të volejbollit, përsëri në elitë pas 16 vitesh mungesë

Rikthehet Dinamo e volejbollit për femra! Skuadra e cila mungonte në elitën e volejbollit shqiptar prej 16 vitesh, tani është ringjallur, pasi ishte shpërbërë thuajse plotësisht, dhe më në fund mund të jete edhe një herë në skenën më të rëndësishme të këtij sporti në vendin tonë

dinamo volej femra

Vajzat e drejtuara nga Altin Mërtiri, sot kanë kurorëzuar me sukses fundin e këtij edicioni në Kategorinë e Parë, duke mundur 3-0 Elbasanin. Ata kishin siguruar prej kohësh ngjitjen, por sot ishte për ta dita e festës, ku morën në duar dhe nisën festën me trofeun e dorëzuar nga presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi.

436349165_469811128710971_193743862858795677_n

Kështu, elita e volejbollit në Shqipëri tani do të jetë përsëri pjesë të sajën një nga emrat më të lavdishëm të këtij sporti, që ka shënuar arritje të jashtëzakonshme në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare gjatë historisë së tij.

436413717_469806472044770_602302574017370851_n 436163693_469811425377608_6554275041042125588_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"