Rikthehen të huajt e Bylisit, ballshiotët nuk kanë vendosur ende për stolin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2024 | 16:40

Rikthehen të huajt e Bylisit, ballshiotët nuk kanë vendosur ende për stolin

Së shpejti pritet që Bylisi të startojë fazën përgatitore për sezonin e ri. Pak ditë më parë u bënë gati dy fushat, ajo me bar artificial në kompleksin “Bylis”, por edhe stadiumi “Adush Muçaj”.

BYLIS-u21

Madje, në këtë të fundit punimet vazhdojnë edhe në kuadër të pjesëmarrjes në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm, edhe pse është një stadium i kualifikuar në aspektin e licencimit. Pushimeve të ballshiotëve është duke iu ardhur fundi. Lojtarët e huaj janë rikthyer në Ballsh dhe kanë nisur përgatitjet në mënyrë individuale në “Adush Muçaj”, çdo pasdite.

Janë rikthyer nga pushimet pranë familjeve të tyre Aleks Peralta, Felipe Souza dhe Abubakar Kamara. Me këtë grup janë bashkuar edhe lojtarët e tjerë, brazilianë dhe afrikanët, që kanë qenë pjesë e Bylisit U-19 dhe U-21. Sipas të gjitha gjasave, Bylisi në 1 korrik do të jetë në fushë, ndërsa. Mbetet të shihet nëse në vijim do të shitet ndonjë mes Kamarës dhe Peraltës apo ata përfundimisht do të jenë pjesë e Bylisit në Superiore.

Ndonëse deri më tani nuk ka pasur asnjë afrim, ajo që të bën optimist është rinovimi i klubit me brazilianët Buraneli e Freitas, i pari mesfushor dhe i dyti portier. Java që vjen do të ketë surpriza në hyrje te Bylisi. Pritet që të jetë edhe zyrtarizime, madje bëhet fjalë për lojtarë që kanë spikatur në kampionatin U-19, por edhe të tjerë nga rajoni, konkretisht nga Maqedonia e Veriut, me të cilët klubi ka qenë në negociata. Merkato duket se ka ngecur edhe për shkak se stafi drejtues ende s’ka vendosur përfundimisht në lidhje me trajnerin.

ERJON SALIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"