Rezultoi pozitiv me doping, reagon peshëngritësi Godelli: Kërkoj testin B, ajo substancë s’ka lidhje me këtë sport

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2023 | 11:11

Rezultoi pozitiv me doping, reagon peshëngritësi Godelli: Kërkoj testin B, ajo substancë s’ka lidhje me këtë sport

Peshëngritësi shqiptar Daniel Godelli rezultoi pozitiv në testet antidoping të bëra pas Europianit 2023 në të cilin ai mori pjesë disa muaj më parë nën flamurin kuqezi. Ai ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale ku zbulon se ka kërkuar testin B, pasi substanca nuk ka lidhje me sportin që ai ushtron.

Daniel-Godelli-kampion-Europe-e1604834688666

“Për t’i paraprirë portaleve dhe televizoneve dhe për të qenë transparent dhe i sinqertë me ju, deklaroj që jam testuar pozitiv në përdorimin e një substance të ndaluar. Substancë e cila nuk ka lidhje me sportin të cilin unë ushtroj dhe për këtë arsye kërkoj analizimin e testit B, ku do të faktoj dhe do të paraqes çdo provë që unë zotëroj për të provuar pafajsinë time. Kjo pasi flitet për një garë ku unë isha i dëmtuar dhe rezultatet e mia ishin thjeshtë për pjesëmarrje dhe për të shënuar emrin për pikë olimpike dhe jo për të garuar 100%. Kërkoj nga ju mirëkuptimin dhe bashkarisht të presim për rezultatet që do të dalin nga testimi i analizës B. Faleminderit”, shkruan ai në Facebook.nmdfPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"