Rezultatet e dobëta dhe dëmtime të shumta, Roma kërkon zgjidhje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2023 | 21:18

Rezultatet e dobëta dhe dëmtime të shumta, Roma kërkon zgjidhje

Janë 5 pikët në 5 javë që shqetësojnë, por dhe një “alergji” transfertash që flet vetëm për tri fitore në 18 ndeshje gjatë këtij viti kalendarik.

dhgcf

Por është edhe situata e dëmtimeve që shton ankthin dhe pak tension te Roma, duke pasur parasysh se që nga fillimi i sezonit ka pasur tashmë 13 ndalesa, nga të cilat 4 janë ridëmtime: Solbaken dhe Ibanez në grumbullim, të cilëve iu shtuan dy ndalesat e Dibalasë, Renato Sançesit, Auarit dhe Pelegrinit, përveç dëmtimeve të Zalevskit, Mançinit dhe misteriozit Smolling (jashtë prej gati 1 muaji për shkak të një problemi muskulor të paspecifikuar). Me pak fjalë, një trend i rrezikshëm, që ka ndarë edhe përgjegjësitë: fajin e ka përgatitja atletike apo vonesa e rikuperimit?

QENDRA STËRVITORE – Në pritje për të kuptuar nëse është thjesht një rastësi fatkeqe në fillim të sezonit apo jo, përgatitësi atletik Stefano Rapeti dhe punonjësi i rikuperimit të dëmtimeve Karlos Lalin përfundojnë në bankën e të pandehurve. Ka nga ata që argumentojnë se Roma e nisi keq pikërisht për shkak të një përgatitjeje që nuk ishte saktësisht adekuate dhe si dëshmi e kësaj teze do të kishte edhe një gjendje atletike që sigurisht nuk duket optimale, siç zbuloi skuadra në këto gjashtë ndeshjet e para të sezonit (mes kampionatit dhe Ligës së Europës).

Dhe ka nga ata që megjithatë nënvizojnë se si lojtarët rikuperohen pasi janë vënë në dispozicion të trajnerit: rasti i Renato Sançes është padyshim më evidenti, por Dibala, Pelegrini dhe Auar gjithashtu kanë pasur secili nga një ndalesë të dyfishtë. Pa paragjykuar faktin se, padyshim, ekziston një situatë historike e lidhur me “jetën sportive” të lojtarëve, e cila në mënyrë të pashmangshme ndikon. Sançes ka një histori prej 21 dëmtimesh dhe mbi 600 ditësh jashtë fushe, por sezonin e kaluar vetë Auar humbi 25 nga 43 ndeshjet e Lionit, duke luajtur vetëm 5 herë në 18 të tjerat (pjesërisht për shkak të lëndimeve, pjesërisht për zgjedhje që lidhen me mosrinovimin e kontratës).

Me pak fjalë, gjërat duhet të rregullohen dhe shpejt, përpara se diferenca me skuadrat e mëdha të bëhet shumë e madhe. Dhe se ëndrra për t’u rikthyer në Ligën e Kampioneve rrezikon të zhduket, mes një dëmtimi dhe tjetrit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"