RENDITJA, Kategoria e Dytë Grupi B/ Zbulohen të gjitha verdiktet e sezonit, ja çfarë ndodh me “Play-Off”-in dhe “Play-Out”-in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2023 | 22:12

RENDITJA, Kategoria e Dytë Grupi B/ Zbulohen të gjitha verdiktet e sezonit, ja çfarë ndodh me “Play-Off”-in dhe “Play-Out”-in

U luajtën ditën e sotme 5 duelet e vlefshme për javën e fundit të Kategorisë së Dytë, Grupi B, ku nuk munguan surprizat. Elbasani kurorëzoi suksesin, ku pas triumfit 6-0 ndaj Tepelenës, ngriti trofeun e kampionit të Grupit B në “Elbasan Arena”.

elbasani

Ndërkohë për sa i përket zonës “Play Off”. Pogradeci, Labëria, Butrinti dhe  Devolli, janë 4 ekipet që do të luajnë shanset e tyre të fundit për sa i përket Kategorisë së Parë. Në ditët në vijim, Pogradeci do të presë në shtëpi Devollin e vendit të pestë, ndërsa Labëria e vendit të tretë do të presë Butrintin e vendit të katërt.

Fituesit e këtyre dy çifteve do të përballen së bashku në finalen e “Play-Off”-it në Kategorinë e Dytë, ku do të përcaktohet skuadra që do të luajë me ekipin e renditur në zonën “Play Out” në Kategorinë e Parë.    Ndërkohë për sa i përket zonës së ftohtë. Memaliaj dhe Albpetroli ranë zyrtarisht në Kategorinë e Tretë, ndërkohë që Tepelena shkon në “Play – Out”.

Grupi B

Ekipi i trajnerit Selimi do të masë forcën me Gramshin, që u rendit në vendin e tretë nga fundi në Grupin A të Kategorisë së Dytë.  Skuadra që humbet në këtë duel, ka edhe një shans tjetër për mbijetesën, pasi do të ndeshet me vendin e tretë në Kategorinë e Tretë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"