Rekordi i Halandit, Pep Guardiola bezdiset: Prapë doni lëvdata?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2023 | 22:21

Rekordi i Halandit, Pep Guardiola bezdiset: Prapë doni lëvdata?

Pep Guardiola ka nisur të bezdiset nga pyetjet e gazetarëve sa herë Haland shënon, duke qenë se norvegjezi nuk mungon gati asnjëherë në tabelë që kur ka ardhur në “Etihad”.

Pep Guardiola Erling Haaland Man City 081123

Hera e fundit ishte në konferencën pas përmbysjes me Lajpcigun, ku norvegjezi shënoi golin e 40-të personal në Champions, më herët se çdo futbollist në histori. Dhe kur iu kërkua një koment për këtë nga gazetarët, trajneri u përgjigj:

“Përsëri? Prapë më duhet që t’ua them? Një milion herë. Unë jam me të vërtetë i befasuar. Djemtë fituan, një tjetër rekord. Urime. Ai është një lojtar fantastik. Ua them shumë herë se ne e dashurojmë atë, jo vetëm për golat që shënon, por edhe për shumë gjëra të tjera”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"