Realizoi tripletë në fundjavë, Kejn tremb rivalët: Ky është vetëm fillimi, shënoj më shumë gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2023 | 15:25

Realizoi tripletë në fundjavë, Kejn tremb rivalët: Ky është vetëm fillimi, shënoj më shumë gola

Bajerni i Mynihut shkaktoi “tërmet” 7 ballë këtë javë në Bundesligë duke mposhtur Bokum me rezultatin e thellë 7-0. harry-kane-679x450

Protagonist kryesor në këtë sfidë ishte Herri Kejn, i cili realizoi tripletë. “Bomberi” anglez u shpreh i lumtur për ecurinë e tij dhe pret akoma më shumë në vazhdim.

“Jam i lumtur që mund të ndihmoj skuadrën në arritjen e objektivave. Ekipin po e njoh gjithnjë e më mirë, ndihem realisht i lumtur. Shpresoj të shënoj edhe më shumë gola në të ardhmen”, deklaroi Kejn.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"