Radha për të përforcuar sulmin, Vora gjen akordin me një “gjigand” nga Lituania

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2024 | 20:58

Radha për të përforcuar sulmin, Vora gjen akordin me një “gjigand” nga Lituania

Vora duket në rrugën e duhur për formatimin e skuadrës së re. Pas largimeve në fazën sulmuese, Vora ka gjetur akordin me një sulmues, të cilin klubi e ka bërë zyrtare.

RUZGIS VORA

“Manfredas Ruzgis goditja e radhës. Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me sulmuesin nga Lituania, Manfredas Ruzgis, i cili bashkohet me klubin tonë. Manfredas sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës e SC Uiedenbruk, ku pati paraqitje të shkëlqyeshme që bindi kryesinë tonë për të nënshkruar me të. Në të kaluarën ai ka luajtur me skuadra si Oberhausen, TuS Erndtebruk, Këln II në Gjermani dhe UNA Strasen ne Holandë.

Manfredas është pjesë e kombëtares së Lituanisë. Prezantimi i futbollistit do bëhet me 1 korrik në zyrat e klubit tonë”. Ky është njoftimi i Vorës për afrimin e sulmuesit 27-vjeçar, 1.89 cm i gjatë. Pas Griseld Likës, Segerso Gecit dhe Evans Aneni, sulmuesi Manfredas Ruzgis bëhet përforcimi i katërt i Vorës në merkaton e verës.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"