Publikohet formacioni i vitit i La Liga-s, dominojnë yjet e Barçës dhe Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2023 | 16:46

Publikohet formacioni i vitit i La Liga-s, dominojnë yjet e Barçës dhe Realit

La Liga zyrtarizoi ekipin e saj ideal të kampionatit të premten, kur mbeten edhe katër ndeshje për të luajtur.

sorare-la-liga

La Liga publikoi 15 emra si lojtarët më të shquar në kampionat për të formuar formacionin e saj. Ajo që bie në sy është dominimi i Barcelonës dhe Realit të Madridit që kanë nga 5 lojtarë secila në formacionin e vitit.

I vetmi lojtar që nuk i përket këtyre dy klubeve në 11-shen ideale është Antuan Grizman i Atletikos së Madridit. Barça përfaqësohet me Ter Shtegen, Kunde, Balde, Pedri dhe Levandovski.

Reali nga ana e tij përfaqësohet me Militaon, Modriç, Valverde, Benzema e Vinicius. Jashtë formacioni titullar janë Molina i Atletikos së Madridit, Merino (Sociedad), David Garsia (Osasuna) dhe Vega (Selta Vigo).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"