PSG i ka idetë e qarta, një yll i Mançester Sitit në vend të Mesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2023 | 20:20

PSG i ka idetë e qarta, një yll i Mançester Sitit në vend të Mesit

PSG po bëhet gati për një revolucion total në verë. Mediat franceze janë të bindura se këto janë javët e fundit të Lionel Mesit si lojtar i parisienëve, ndërsa më pas radhën e kanë edhe emra si Nejmar dhe Verrati.

bernardo silva haland

Projekti i ri sheh përqendrimin total rreth Mbape dhe lojës së tij, duke i vënë në dispozicion lojtarë që mund ta ndihmojnë të tregojë më të mirën e tij. Dhe emri që ata kanë piketuar për të zëvendësuar Mesin në fazën ofensive, është ai i portugezit Bernardo Silva.

“Le Parisien” ka shpjeguar se ylli i Mançester Sitit kërkon të jetë protagonist absolut dhe një lojtar dytësor, ndaj nuk është paksa çudi që në verë të kërkojë largimin nga “qytetarët”. Ai njeh mirë Ligën 1, pasi ka qenë pjesë e Monako, ku e ka sjellë pikërisht drejtori aktual i parisienëve, Luis Kampos. Kur ishte pjesë e Monakos, duke luajtur edhe atje në krah të Mbape, ia doli të shkonte deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve ku u mposht përballë Juventusit.

Këtë verë, mund të ketë rastin që të bashkohet me shokun e tij të vjetër dhe të kërkojë t’i shkojë deri në fund atij trofeu, gjithmonë nëse nuk “heq fiksimin” që këtë sezon nën drejtimin e Guardiolës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"