Premtimi i Fyrish: Ndaj Zvicrës do të shikoni Gjermaninë dominuese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2024 | 18:51

Premtimi i Fyrish: Ndaj Zvicrës do të shikoni Gjermaninë dominuese

Futbollisti me prirje ofensive te Shtutgarti Kris Fyrish ka besim se Gjermania mund të bëjë shumë më mirë ndaj Zvicrës, në krahasim me duelin e fundit.

fyrish

NDESHJE ME HUNGARINË – “Kaluam gjëra pozitive, por edhe skena që mund të përmirësoheshin. Më pas u stërvitëm intensivisht dhe punuam mirë”.

FTESA – “Është një eksperiencë shumë e veçantë, së bashku me të gjithë sezonin e kaluar. Ajo që po përjetojmë tani është e pabesueshme. Ne jemi shumë krenarë dhe mirënjohës për këtë”, tha Fyrish.

ROLI NË KOMBËTARE – “Po e përballojmë mjaft mirë. Kur mendojmë se ku ishim një vit më parë, është e veçantë. Jemi të lumtur për çdo minutë që luajmë. Ne duhet të jemi gati kur të na kërkohet kontributi. Po përpiqem të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar grupin. Duhet të presim momentin tonë”.

KUNDËRSHTARI NË FAZËN TJETËR – “Sigurisht që shikon gjithçka dhe analizon. Por gjëja më e rëndësishme është që ne të sjellim performancën tonë në fushë, pra të tregojmë se kush jemi dhe sa vlejmë. Kemi hyrë me mision të qartë në këtë turne dhe duam t’i shkojmë deri në fund”.

FAKTORI I TIFOZËVE – “Një kompeticion si ky në shtëpi me tifozët nga pas, padyshim që e motivon jashtëzakonisht shumë ekipin për të dhënë gjithçka në fushë. Ju mund të shihni se ne jemi vetëm në humor. Euforia është e lartë. Ata (tifozët) e meritojnë ta shikojnë kombëtaren e tyre të fitojë Kampionatin Europian në shtëpi. Do të ishte diçka vërtetë speciale. Kanë kaluar 10 vjet nga suksesi i fundit madhor, kështu që është radha jonë për të folur në fushë”, e mbylli Fyrish.

Futbollisti në fjalë është lakuar gjatë këtyre ditëve opsion për t’u transferuar te Bajern Mynih. Trajneri Vinsent Kompani është “partizan” i aftësive të lojtarit 26-vjeçar. Aktualisht gjendet i lidhur me skuadrën e Shtutgartit, ndërsa mediumi ekspert i “transfermarkt” e vlerëson 28 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"