Prej kohësh në bisedime për një kontratë të re, Filip Najdovski dhe Tirana ende nuk kanë firmosur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2024 | 10:25

Prej kohësh në bisedime për një kontratë të re, Filip Najdovski dhe Tirana ende nuk kanë firmosur…

Çështja kryesore tek Tirana është Filip Najdovski. Lojtari ende nuk ka firmosur me bardheblutë për sezonin e ri futbollistik.

najdovski

Palët kanë qenë prej javësh në bisedime për një kontratë të re, por akoma nuk ka një mbyllje të mirë. Palët kanë mbetur dhe janë në ngërç. Vetë lojtari nga Maqedonia e Veriut, pranon se gjërat nuk po përparojnë.

Sipas tij palët kanë qenë shumë pranë firmosjes së kontratës së re, por gjërat janë ngrirë dhe askush nuk mund të japë një shpjegim. Nga ana tjetër, Brera Strumica kërkon të punësojë Filip Najdovskin, i cili ka luajtur në Tiranë në tre sezonet e fundit.

Ish-akademia “Pandev” do kapitenin e bardhebluve, por ende nuk ka asnjë lajm përfundimtar.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"