Prapaskena me trajnerin Nagelsman, Bajerni i paguan “rrogën” te përfaqësuesja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2023 | 22:00

Prapaskena me trajnerin Nagelsman, Bajerni i paguan “rrogën” te përfaqësuesja

Julian Nagelsman kishte kontratë me Bajern Mynihun deri në vitin 2026, por shkarkimi i tij dhe leja e klubit bavarez për të mos i kërkuar shpërblim Federatës Gjermane të Futbollit i ka mundësuar 36-vjeçarit të firmosë me “pancerat”.

nagelsman

Megjithatë “Bild” ka zbuluar se kampionët e Bundesligës i kanë dhënë fund edhe pagesës, e cila kishte edhe 3 vite të tjera afat. Kuota e 1.5 milionë eurove është kostoja që bori i bavarezëve i kanë adresuar Nagelsmanit. Po nga mediumi i mësipërm theksohet se rroga që do të marrë në afatin kohor në më pak se në vit, pra periudha kur Julian do të lirojë pozitën e teknikut te Gjermania pas “Euro 2024”, është 400 mijë euro.

Shumë tepër simbolike, krahas asaj që 36-vjeçari përfitonte në “Allianz Arena”, por “ndihma” e Bajernit me 1.5 milionë euro në rastin e prishjes së kontratës e rregullon disi hendekun. Një tjetër detaj, që nuk iu dha shumë zë nga mediat gjermane dhe jo vetëm, cekej se Bajerni i kishte kërkuar federatës “pakt” të fshehtë në lirimin e Julianit pa asnjë kosto, luajtjen e një ndeshjeje në stadiumin e tyre dhe të ardhurat e biletave të shkonin në arkat e rekordmenëve.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"