Policia gjermane këshillon tifozët anglez: Më mirë pini kanabis sesa alkool

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2024 | 17:14

Policia gjermane këshillon tifozët anglez: Më mirë pini kanabis sesa alkool

Policia e Gelzenkirshenit po mundohet me të gjitha mënyrat për të shmangur trazirat mes tifozërisë së Serbisë dhe Anglisë në ndeshjen e tyre të nesërme. Një zëdhënës i policisë së Gelzenkirshenit tha për “The Sun”:

Capture

“Nuk është problem për tifozët që të tymosin kanabis në rrugë. Nëse ne shohim një grup njerëzish që pinë alkool dhe janë pak më agresivë dhe një grup që po pinë kanabis, sigurisht që do të shkojmë fillimisht te grupi i parë. Pirja e alkoolit të bën më shumë agresiv.

Ndërsa tymosja e kanabisit të dërgon në një gjendje vegjetative, qetësuese. Fokusi ynë do të jetë në grupet që pinë alkool dhe rrezikojnë që të kenë sjellje të dhunshme. Prandaj kemi marrë të gjitha këto masa”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"