Polemikat për kartonët, Tirana pa 3 titullarë në derbi. Ja ku gaboi arbitri Hamiti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2023 | 20:14

Polemikat për kartonët, Tirana pa 3 titullarë në derbi. Ja ku gaboi arbitri Hamiti

Teuta-Tirana, përpos një ndeshje futbolli, ishte një masakër për bardheblutë në prag të derbit me Partizanin. Ka qenë një ndeshje që veç tri pikëve të humbura që ka çuar diferencën me të kuqtë vetëm dy pikë, ka shpartalluar kampionët e Shqipërisë para sfidës me kundërshtarët e përjetshëm.

hamiti behiratce

Kanë qenë disa raste që duhet të analizohen me kujdes, ndërsa gazeta me qetësi sjell çfarë ndodhi në Teuta-Tirana. Në sfidë janë tri raste shumë të diskutueshme që ka marrë vendim kryesori Eldorjan Hamiti, me pasojë dy pezullime për derbin për plotësim kartonësh dhe një i kuq direkt.

MINUTA E 26-të: Karton i verdhë për Hasanin, i cili mungon në derbi. Haxhiu hyn në zonë, por ndalet nga Qirko, i cili më pas largon sferën me këmbë para ndërhyrjes së Hasanit. Ky i fundit rrëzohet dhe kërkon penallti, por merr në këmbim të verdhë për simulim, teksa aksioni kishte nisur nga një pozicion i dyshimtë i Haxhiut.

Në fakt, veç pozicionit të dyshimtë, i verdhi për Hasanin është i ekzagjeruar, për të mos thënë i tepruar. Një standard që në kampionatin shqiptar, zor se aplikohet. Lojtari hidhet, por nuk kërkon penallti. Gjithsesi, Hamiti e ndëshkon menjëherë me të verdhë dhe sulmuesi humbet derbin. E ekzagjeruar…

MINUTA e 45+1: Hila ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë, edhe ai humbet derbin. Faulli pothuajse nuk është fare. Duket që kartoni mund të evitohej. Faulli nuk ishte për të verdhë. Për më tepër që është edhe fundi i pjesës së parë.

MINUTAT 78′-81′: Moment i diskutueshëm gjatë ndeshjes, pasi Behiratçe shtyn Gjinollarin në lojë pa top e më pas është Vila, i cili reagon. Hamiti shkon të shohë VARin dhe i tregon mbrojtësit bardheblu kartonin e kuq. Vendim i drejtë për Behiratçen, i cili ka gabuar duke shtyrë Gjinollarin. Vetëm në këtë moment mund të shpëtojë Hamiti.

FORMACIONI – Me tre lojtarë jashtë skuadre, të gjithë titullarë, Tirana ridimensionohet. Kështu, Shehi nuk do të ketë asnjë alternativë.

tirana

Nëse Hilën e zëvendëson Lushkja, Behiratçen do ta zëvendësojë Lulaj. Problemi i madh është sulmi. Me shumë mundësi në vend të Hasanit do të luajë Gjumsi.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"