Pogradeci në stres, katër mungesa para Apolonisë/ Liqenorët do të tentojnë befasinë pa… “pykë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2022 | 23:00

Pogradeci në stres, katër mungesa para Apolonisë/ Liqenorët do të tentojnë befasinë pa… “pykë”

Deja vu” te Pogra deci. E njëjta situatë që përjetuan para transfertës me Lushnjën, i përsëritet para Apolonisë. Trajnerit i është rikthyer stresi i mungesave. Lajme jo të mira vijnë nga kampi i liqenorëve sa u përket dëmtimeve dhe pezullimeve. Në transfertën e së shtunës, Ardjan Abazaj duhet t’i bëjë llogaritë me një ekip gjysmak. Skuadra rrezikon mbijetesën, ndaj ka domosdoshmëri për pikë.

pogradeci

E megjithatë, vend për qetësi nuk ka kur nuk do të kenë gati 4 titullarë. Përveç skualifikimit të qendërmbrojtësit Endri Reçi, do t’u duhet që të sfidojnë fierakët pa një sulmues të mirëfilltë. Përveç Krisit Laçkës që do të mungojë për të tretën sfidë radhazi, i padisponueshëm është Eldjon Topllari. Gjendja e tij nuk jep shpresë, pasi kavilja vazhdon të jetë e ënjtur. Ndonëse po kryen terapi, ka shumë pak mundësi që të rikuperohet në kohë. I vetmi lojtar për ofensivë është Vieira Kosta, por as braziliani nuk është një sulmues i mirëfilltë.

Pozicioni natyral i tij është sulmues i krahut të djathtë, por nga halli do të sajohet si “pykë”. Listës së mungesave i shtohet edhe mesfushorit Ergi Brahja, që është dëmtuar rishtas. Ai parë ditën e djeshme të bëjë stërvitje veçmas grupit. Ai ka probleme muskulore dhe koha nuk premton që të rikuperohet për të shtunën.

Në këtë situatë, trajnerit do t’i duhet të mendojë për të “sajuar” formacionin. Me Lushnjën ia doli me sukses në fakt. Edhe pse me 6 mungesa, barazuan në fund dhe morën një pikë të çmuar. Por këtë radhë mendohet të jetë më e vështirë, sepse luajnë kundër Apolonisë, ekip ky pretendent për t’u ngjitur në “Abissnet Superiore”.

REDI DANDALLAKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"