“Po e gjetën gjyqtarin të mbytur, jam unë i dyshuari i parë”, trajneri italian në MLS merr dënim shembullor për deklaratën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 22:10

“Po e gjetën gjyqtarin të mbytur, jam unë i dyshuari i parë”, trajneri italian në MLS merr dënim shembullor për deklaratën

Trajneri italian Vani Sartini, është bërë protagonist për arsyet e gabuara në MLS në SHBA, pasi ka marrë një dënim shembullor për deklarata që ka dhënë kundër gjyqtarit në fundin e ndeshjes së play-off kur u eliminua ekipi i tij. Një incident në sfidën mes Vankuver që ai drejton dhe Los Anxhelos, solli shpërthimin e teknikut që ka marrë një dënim shembullor.

zxcxccxzxczczxxzczxcxc

Ekipi i Vankuver u eliminua në play-off që në raundin e parë dhe Sartini lëshoi disa deklarata të pakëndshme. “Nëse do ta gjenin në False Creek, atëherë do të isha një i dyshuar. Nuk them se do ta bëja, por them se jam i dyshuari i parë, janë gjëra të ndryshme”, tha trajneri pas sfidës së dytë të skuadrës së tij, duke iu referuar një pjese të portit të Vankuver.

Deklarata erdhi pasi në ndeshjen e dytë në shtëpi, kur rezultati ishte 1-0 për Los Anxhelos, gjyqtari i ndeshjes, Tim Ford, u përplas në mënyrë të pavullnetshme me mesfushorin Shopf, duke i dhuruar topin kundërshtarëve që shënuan golin e 2-0 në kundërsulm. Si për ironi të fatit, ai gol u anulua më pas me VAR për pozicion jashtë loje, por Vanini u ndëshkua me të kuq për protesta e tashmë ka ardhur edhe dënimi me 6 javë pezullim për deklaratat e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"