Po bëjnë “ligjin” në Superligën turke, Manaj dhe Muçi zgjidhen në formacionin e javës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2024 | 23:37

Po bëjnë “ligjin” në Superligën turke, Manaj dhe Muçi zgjidhen në formacionin e javës

Edin Xheko në krye të listës me 18 gola dhe më pas Manaj, Ikardi dhe Thiam janë në kuotën 14. Por, interesante do të ishte si duket renditja e golashënuesve në kampionatin turk nëse do të eliminonim penalltitë e shënuara nga këta sulmues?

manaj

Atëherë klasifikimi do të ishte ndryshe për shqiptarin Rei Manaj. Ai do të renditej i dyti pas Edin Xhekos që sidoqoftë kryeson me 17 gola dhe më pas vjen shqiptari me 11 gola, duke lënë pas Piatek, Buksa, Thiam me 10 gola dhe Ikardi me 8 rrjeta.

Janë tri 11-metërsha të realizuar nga Manaj deri tani në kampionat, me sulmuesin që do të luftojë deri në fund për golashënuesin më të mirë. Ndërkohë paraqitjet e mira shpërblehen. Ndeshja e fundit e pa Manaj të shënonte një gol shumë të bukur me një lëvizje tipike sulmuesi, e realizuar ndaj Pendiksorit të Endri Çekiçit. Lushnjari është zgjedhur për të disfatën herë në formacionin më të mirë të javës.

manaj dhe muci

MUÇI- Jo vetëm Rei Manaj, por një vend në formacionin e javës ka zënë edhe Ernest Muçi.

Muci-Ernest-1

Fantazisti i Beshiktashit arriti të realizojë një gol shumë të bukur në fitoren 2-0 në transfertë ndaj Istanbulsporit dhe në ndeshjen e tretë me gjigandët turk, ka arritur të pozicionohet mes më të mirëve të javës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"