Pjesëtari i Maratonës Kombëtare të notit, ndërron jetë sapo mbaron garën e notit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2019 | 13:50

Pjesëtari i Maratonës Kombëtare të notit, ndërron jetë sapo mbaron garën e notit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës para pak minutash.

1_102916_02

Raportohet se një nga pjesëtarët e Maratonës Kombëtare të notit, të grupmoshave 10-80 vjeç ka ndërruar jetë.

Mark Ademi, 72 vjeç nga Lezha ka përfunduar garën e tij në 500 metra dhe sapo ka dalë në breg është ndier keq.

Ambulanca ka mbërritur menjëherë dhe e ka transportuar në spital, por ka qenë tepër vonë, për notarin i cili ka ndërruar jetë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"