Pikantet Flamurtari – Luzi 2008/ Estefano në tribunë, Imami puth… Kulin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2023 | 22:40

Pikantet Flamurtari – Luzi 2008/ Estefano në tribunë, Imami puth… Kulin

– Përpara nisjes së ndeshjes, lojtarët, stafet e të dyja skuadrave dhe tifozët mbajtën një minutë heshtje në nder të lojtarit të Egnatias, Duamena, të ndarë nga jeta. Në fund të heshtjes, duartrokitën.

FLAMURTARI

– Rreth 1000 spektatorë e ndoqën ndeshjen e djeshme në stadium. Tribuna VIP vijonte të ishte me pagesë, ndërsa hyrja falas në tribunat e tjera.

– Masa të shtuara sigurie. Ndryshe nga takimet e kaluara, për këtë ndeshje masat ishin në maksimum. Jashtë stadiumit forca të shumta të policisë së shtetit dhe ato bashkiake.

– Pas minutës së 20-të në stadium nisën reshje të dendura të shiut, ndërsa terreni u bë i rrëshqitshëm. Megjithatë, tifozët nuk u larguan, ata e kanë ndjekur me çadra ndeshjen, edhe pse në tribuna të zbuluara.

– Aleksandre di Estefano u pa në tribunën e stadiumit “Flamurtari”. Sulmuesi është i pezulluar dhe ndoqi ndeshjen si spektator. Pranë tij ishte edhe Beji Antoni, që ka probleme shëndetësore. Të dy qëndruan në këmbë te shkallët e tribunës në fund të pjesës së parë, duke parë shokët e skuadrës që bënin nxehje.

– Eni Imami shpërthen në festë pas golit. Menjëherë vrapon drejt pankinës, atje ku shkon për të përqafuar trajnerin Emiljano Çela. Më pas i afrohen edhe futbollistë. Nuk ngurron që t’i japë edhe një puthje në faqe zëvendëstrajnerit Bekim Kuli.

– Para se të shkonin në pushim, presidenti i Luzit zbret në pankinë. Aty shihet teksa diskuton edhe me stafin teknik.

– Në fund të ndeshjes, nuk ka munguar as kërkesa e llogarisë. Stafi i Luzit është kapur me gjyqtarët në tunel. Kishim pretendime për mënyrën se si e menaxhuan ndeshjen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"