Pikantet e Dinamo-Partizani/ Vilës i “ngrin gjaku” në fund, një grusht tifozësh në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2024 | 14:08

Pikantet e Dinamo-Partizani/ Vilës i “ngrin gjaku” në fund, një grusht tifozësh në derbi

Derbin e luajtur në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit e kanë ndjekur nga afër rreth 500 tifozë të të dyja skuadrave, një shifër qesharake përnjë derbi të tillë.

vila

Në tribunë, presidentët Adrian Bardhi dhe Gaz Demi e ndoqën ndeshjen pranë njëri-tjetrit. Presidenti i Partizanit u inkuadrua i shoqëruar edhe nga Pano Xhixho, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, por edhenjeri i afërt dhe jo zyrtarisht, këshilltar i kreut të klubit të kuq. Dy presidentët para ndeshjes u panë duke biseduar në formë mjaft miqësore me njëri-tjetrin.

* Gjatë gjithë kohës në sfonddëgjohej zëri i trajnerit Mehmeti, që u jepte udhëzime tëtijve, më së shumti Denisonit, Zabërgjës dhe Gudiabit. Pas golit të pësuar në minutën e 10-të, ai mundohej gjithnjë tëmbante skuadrën në “tonus”.

* Në një moment të pjesës së dytë trajneri i Dinamos po i ankohej arbitrit të katërt:”Po është hera e katërt që i bën faull, ishte aksion për gol”.

Mehmeti i referohej ndërhyrjeve të Atanaskoskit ndaj Markut, me mbrojtësin e Partizanit, që kishte një karton të verdhë dhe rrezikonte të dytin.

* Tifozët e Dinamos kanë duartrokitur lojtarët që u zëvendësuan gjatë ndeshjes, Andonin, Kaçorrin dhe Lorranin.

* Brenda pak sekondash, Lorenco Vila përjetoi emocione të kundërta, teksa shënoi golin e fitores, mori karton të kuq, pa që goli i tij u anulua dhe në fund festoi sërish, sepse u quajt i rregullt. Gjithsesi, në parim heqja e bluzës ishte veprimi nxituar, pasi blutë luajtën mbi 10 minuta me një lojtar më pak.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"