PESHËNGRITJE U-17/ Enkileda Carja fitoi dy medalje, trajnerja Eglantina Kalemi: I prisnim, nuk ndalemi këtu!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2023 | 14:20

PESHËNGRITJE U-17/ Enkileda Carja fitoi dy medalje, trajnerja Eglantina Kalemi: I prisnim, nuk ndalemi këtu!

Një meritë të madhe në rezultatet e Enkileda Carjes ka pa dyshim trajnerja e saj Eglantina Kalemi. Është pikërisht trajnerja elbasanase, ajo që e ka zbuluar dhe po e rrit Carjen në këtë rrugëtim drejt suksesit.

338039424_631272448826981_6541467857719850436_n

Pas dy medaljeve të bronzta, trajnerja Kalemi u shfaq shumë e lumtur, ndërsa në një prononcim për “Panorama Sport”, tha: “Normalisht që e prisnim, pasi kemi punuar shumë dhe për këtë vit kemi bërë dhe dy gara kombëtare, ku Enkileda e ka treguar me rezultatet, të cilat ka arritur që do të vinte mirë edhe kampionati botëror. Le të themi se ishin një test për ne. Enkileda ka dhe dy aktivitete të rëndësishme për këtë vit, Europianin U-15 ku ne presim të arrijmë tri medalje të arta dhe për U-20 të futemi në treshe”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"