PESHËNGRITJE/ Toska “ngre stekën”: Rrasa dhe Kofsha, për medalje europiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2023 | 15:33

PESHËNGRITJE/ Toska “ngre stekën”: Rrasa dhe Kofsha, për medalje europiane

Vazhdojnë përgatitjet intensive të cërrikasve të shtangës në palestrën e Shtërmenit. -800-0-64100dbedfbca

Trajneri Leonard Toska po stërvit fort dy peshëngritësit e tij, Ertjan Kofshën dhe Samoel Rrasën. Ky i fundit po punon për Kampionatin Europian të para të rinjve, që do të zhvillohet në Moldavi në fillim të korrikut.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri i ekipit kombëtar, Leonard Toska, ka folur për përgatitjet dhe pritshmëritë: “Po vijojmë me dy seanca në ditë stërvitjen, që ka ecur shumë mirë. Jam shumë i kënaqur, pasi forma e dy peshëngritësve të Shtërmenit dhe ekipit kombëtar, është shumë e mirë. Në korrik na presin dy gara shumë të forta. Në fillim të muajit që do të vijë, udhëtojmë për në Moldavi, ku do të garojë 15- vjeçari Samoel Rrasa.

Ai ka një formë të shkëlqyer. Kjo më bën tepër optimist, pasi do ta shpall kampion Europe. Rrasa është e ardhmja e peshëngritjes shqiptare dhe të gjithëve do të na bëjë krenarë. Federata dhe bashkia na ka mbështetur shumë dhe unë i falënderoj nga zemra dhe do t’i nderoj me medalje. Në fund të korrikut do të kemi një tjetër garë të fortë, kampionati për të rinj në Rumani. Aty do të garojë sportisti tjetër me të ardhme, 18-vjeçari Ertjan Kofsha, ku pretendimet me të do të jenë për medalje ari”, deklaroi Toska.

M.MIRAKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"