PESHËNGRITJE/ Kofsha karikon muskujt: Kampionati, test para Europianit të Bullgarisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2024 | 18:19

PESHËNGRITJE/ Kofsha karikon muskujt: Kampionati, test para Europianit të Bullgarisë

Peshëngritja shqiptare po bëhet gati për aktivitetin e parë të vitit, kampionatin kombëtar për të rritur, event që do të mbahet më 13 janar në Tiranë. Ndonëse vetëm 18- vjeç Ertjan Kofsha do të masë forcat në këtë kompeticion.

ETJEN KOFSHA

Megjithatë, për talentin shtërmenas pjesëmarrja në kampionatin kombëtar do të jetë më tepër një test para se të bëjë debutimin ndërkombëtar me të rriturit në Kampionatin Europian që do të mbahet në Sofje nga data 12 deri më 20 shkurt. Në prag të kampionatin, në një prononcim për “Panorama Sport”, Kofsha ka folur për pritshmëritë dhe formën e tij: “Po stërvitem fort dhe nuk kam bërë asnjë ditë pushim që preh fundit të korrikut. Jemi të angazhuar maksimalisht bashkë me trajnerin Leonard Toska, që ky vit 2024 të jetë sa më i mbarë dhe sa më shumë medalje.

Në kampionatin kombëtar për të rritur do të garoj në peshën 89 kg. Nuk kam pretendime në këtë eveniment, pasi objektivi im është Europiani për të rritur në Bullgari. Kështu që gara e fundjavës do të jetë më tepër një test për të parë gjendjen. Nuk dua të sforcohem shumë dhe të rrezikoj, pasi do të ruajë fuqitë për garën e Sofjes, ku do synoj të bëjë paraqitje të mirë dhe të hyjë në zonën e shpërblimit. Sigurisht, nuk do të jetë e lehtë, por besoj se do t’ia dal, duke parë formën e mirë që po kaloj”, deklaron peshëngritësi i talentuar shtërmenas, Ertjan Kofsha.

MARIGLEN MIRAKA -PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"