PESHËNGRITJE/ Enkileda Carja dhe Erkand Qerimaj, më të mirët në kampionatin kombëtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2023 | 19:46

PESHËNGRITJE/ Enkileda Carja dhe Erkand Qerimaj, më të mirët në kampionatin kombëtar

Peshëngritja shqiptare ka nisur një prej sezoneve më të rëndësishme, kualifikues për “Paris 2024”, teksa të premten ka mbajtur kampionatin kombëtar për të rritur.Collage Maker-12-Mar-2023-07-43-PM-5730Aktiviteti i zhvilluar në ambientet e hotel “FAFA” pa të konkurronin sportistët më të mirë të shtangës. Në radhët e femrave spikati edhe njëherë tjetër Enkileda Carja. Peshëngritësja e talentuar e Elbasanit mahniti edhe njëherë me paraqitjen e saj me rekord në kategorinë e peshave 59 kg. Ndonëse në janar ka mbushur 15 vjeç, Enkileda konfirmohet si një talent i madh, duke u treguar superiore edhe në garën me të rriturat. E stërvitur nga trajnerja Eglantina Kalemi, Carja po regjistron rezultate të shkëlqyera garë pas gare, ndërsa në kampionat u shpall sportistja më e mirë e aktivitetit në radhët e femrave. Ndërkohë titulli kampion ekipor për femra shkoi për Tiranën.

Duke kaluar te meshkujt, Erkand Qerimaj ka ndezur motorët, teksa e ka nisur vitit me titullin e sportit më të mirë në kampionat, duke shkëlqyer në kategorinë e peshave 81 kg. Sezonet kalojnë, por shkodrani mbetet gjithnjë në majë si një “ujk i vjetër” i shtangës, ndërsa rivalëve u duhet ende punë për ta mundur. Në rang ekipor për meshkuj është Tirana që vazhdon të bëjë ligjin, duke koleksionuar titullin e radhës.

Presidenti i FSHP-së, Elez Gjoza, përgëzoi sportistët për përkushtimin që po tregojnë: “Jam shumë i kënaqur me mënyrën e stërvitjes së sportistëve. Ka ndryshuar tërësisht mënyra e sjelljes së sportistëve. Tashmë nuk janë më ata sportistët tekanjozë, por janë nënshtruar një stërvitjeje serioze, pasi e gjithë federata është bërë tashmë kompakte. Dua të falënderoj në radhë të parë trajnerët, të cilët janë duke bërë një sakrificë të jashtëzakonshme”, u shpreh ndër të tjera Elez Gjoza për “Rtsh Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"