PESHËNGRITJE/ Botërori U-17 në Durrës, Filipinet në krye pas ditës së 6-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 21:51

PESHËNGRITJE/ Botërori U-17 në Durrës, Filipinet në krye pas ditës së 6-të

Prej datës 25 mars në Durrës vijojnë garat e Kampionatit Botëror U-17 të peshëngritjes, aktivitet madhor i shtangës, që për herë të parë zhvillohet në vendin tonë.

3954b82c-0976-494d-8e00-eb9e99d4c656

Pallati i sportit “Ramazan Njala” është kthyer në arenë për 268 peshëngritës (133 vajza dhe 135 djem) nga 57 vende të ndryshme të botës, të cilët po dhurojnë gara me shumë emocione. Pas gjashtë ditëve të para të aktivitetit, Filipinet mbeten shteti më i suksesshëm për sa u përket medaljeve të fituara, teksa deri më tani kanë arritur që të koleksionojnë 7 ari, 4 argjendi dhe 1 bronzi për një total prej 12 medaljesh.

Në vend të dytë pozicionohet Turkmenistani me 6 medalje ari, 3 argjendi dhe 1 bronzi. Ndërsa podiumi i shteteve më të suksesshme në këtë Botëror plotësohet nga Tajlanda me 6 medalje ari. Shqipëria, e përfaqësuar me 5 sportistë, e ka mbyllur konkurrimin, teksa ka arritur të fitojë dy medalje bronzi me peshëngritësen e talentuar Enkileda Carja.

7

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"