Pesë mungesa në total, Besa del e masakruar nga derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 23:25

Pesë mungesa në total, Besa del e masakruar nga derbi

Besën e ka lënë me pasoja derbi me Luzin 2008. Nuk lanë vetëm dy pikë pas atij barazimi 2-2, por më shumë se kaq. Një “masakër” të vërtetë për Lushnjën, ndeshje që e luajnë në trasnfertë pas 10 ditësh. Janë plot 5 futbollistë të skualifikuar.

besa

50% e formacionit që nuk do të jenë në dispozicion të Gugash Maganit për 90-minutëshin e radhës. Lojtarët kanë plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë e për këtë shkak do të mungojnë. I pari është portieri Ilir Dobjani, por që është e keqja më e vogël. Në stol është edhe braziliani Hudson Moura da Silva Xhunior, që mund ta përballojë më së miri peshën.

Në prapavijë do t’i ndihet mungesa edhe Myslym Ramillit, një lojtar që jep mjaftueshëm garanci në mbrojtje. Reparti më i masakruar do të jetë ofensiva, përtej pjesës që vazhdojnë të shpërdorojnë raste me bollëk dhe vazhdimisht trajneri i kritikon. Bëhet fjalë për sulmuesit kryesorë: Edmond Hoxha dhe Çinonso Onuh. Që të dy mungojnë.

Edhe mesfusha do të vuajë mungesën e mesfushorit Sulovari. Në këto momente kur verdhezinjve u duhen pikët dhe po rrezikohet që të dalin nga zona “play off”, drejt Lushnjës do të udhëtojnë pa plot 5 titullarë. Nuk do të ishte shqetësuese nëse Besa do të kishte një stol solid, por dihet se stoli kavajas është me lojtarë shumë të rinj.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"