Përgatitjet për Europë, ja kur kthehet në fushë ekipi i Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2023 | 22:05

Përgatitjet për Europë, ja kur kthehet në fushë ekipi i Egnatias

Në vigjilje të pjesëmarrjes së tyre për herë të parë në Europë, konkretisht në Ligën e Konferencës, sipas informacionit që solli dje trajneri Edlir Tetova, Egnatia momentalisht është e gjitha me pushime.

348548678_913861306374904_3267483038540871347_n

Stërvitja e parë do të nisë më 12 qershor. Derisa të mësohen edhe datat edhe emri i kundërshtarit që do të kenë përballë në përfaqësimin e tyre historik në këtë kompeticion, rrogozhinasit do të stërviten në qytetin e tyre. Nga grupi i futbollistëve që mbylli sezonin e fundit, sipas Tetovës, momentalisht nuk ka asnjë largim.

Ndërsa në hyrje janë dy lojtarët, të cilët ishin huazuar në gjysmën e dytë të këtij sezoni që u mbyll pak ditë më parë. Bëhet fjalë për mbrojtësin Jurgen Goxha, sikurse dhe mesfushori fierak që u aktivizua te Lushnja, Skerdilajd Levendi. Për të dy do të vendoset kur ekipi të kthehet në stërvitje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"