Përfundon marrëveshja e huazimit, ish-kapiteni i Tiranës e mbyll me kampionët dhe rikthet te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2024 | 21:03

Përfundon marrëveshja e huazimit, ish-kapiteni i Tiranës e mbyll me kampionët dhe rikthet te…

Vazhdojnë “firot” te kampionët e Ballkanit. Pas Gripshit, Trashit, si dhe kapitenit Kuç dhe mbrojtësit Thaqi, një tjetër largim i rëndësishëm nga skuadra e Ilir Dajës. Për fjalë për futbollistin nga kryeqyteti Marsel Ismajgeci.

sddefault

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi Suharekas bën me dije se marrëveshja e huazimit të ish-kapitenit të Tiranës me Ballkanin ka përfunduar.  

24-vjeçari do të rikthehet te skuadra e Zrinjski Mostar që disponon edhe kartonin e mbrojtësit. Mbetet të shihet me mjaft interes se cila do të jetë e ardhmja e Ismajlgecit, në qoftë se do të jetë pjesë e skuadrës boshnjake, apo do të kemi një rikthim të tijin në futbollin shqiptar.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"