Perde gome që e ndau nga fusha, francezët acarohen me organizimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2024 | 0:01

Perde gome që e ndau nga fusha, francezët acarohen me organizimin

Një tjetër arsye për t’u mërzitur për Francën. Që nga fillimi i kompeticionit, Didier Deshamps nuk i ka përmbajtur fjalët për organizimin e këtij Europiani nga ana e Gjermanisë.

DESHAMPS KUMAN

Disa çështje e bezdisin trajnerin, veçanërisht për transportin apo organizimin e ndeshjeve, gjë që lë më shumë kohë rikuperimi për disa ekipe, si për shembull ai holandez, që pati më shumë kohë pushimi se francezët, të cilët u kthyen vonë në mbrëmje pas ndeshjes së parë kundër Austrisë.

Ndërkohë, mbërritja në stadiumin e Lajpcigut, ku u zhvillua përballja dje dhuroi një tjetër surprizë e pakëndshme! Dhoma e zhveshjes e Francës nuk është e izoluar .

Ajo kishte vetëm një perde të gomuar që ishte instaluar për të krijuar një shkëputje nga fusha, por që nuk garantonte kurrfarë privatësie fizike dhe fonike. Stafi i Deshamps nxitoi ta raportonte këtë situatë në UEFA, por nuk iu dha zgjidhje, çka vetëm sa shton pakënaqësitë franceze në këtë Europian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"