Përballja Milan-Napoli në Champions, Kostakurta: Për ekipin e Spaletit, çerekfinale e lehtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2023 | 10:27

Përballja Milan-Napoli në Champions, Kostakurta: Për ekipin e Spaletit, çerekfinale e lehtë

Alesandro Kostakurta, ish-mbrojtësi i Milanit, i pranishëm në studiot e “Sky”, ka komentuar kështu çerekfinalen mes Milanit dhe Napolit. manager-e-imprenditori-a-lezione-dal-campione-alessandro-costacurta_e5636da0-35a2-11ed-974d-1e8c8a92a590_1920_1080_v3_xl_16_9

“Do të jenë dy ndeshje të balancuara. Tensioni do të ndihet, madje edhe Napoli si favorit do të ndiejë presionin. Fati i Napolit është që para ndeshjeve të Champions-it kundër Milanit nuk do të ketë shumë stres në kampionat, ndërsa jam i bindur se kuqezinjtë do të duhet të luftojnë deri në ditën e fundit për të përfunduar mes katër të parave në Serinë A”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"