Përballja me tenistin italian, Xhokoviç nuk “ngopet”: Do të jetë emocionuese, dua fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2023 | 14:36

Përballja me tenistin italian, Xhokoviç nuk “ngopet”: Do të jetë emocionuese, dua fitoren

Tenisti serb, Novak Xhokoviç foli pas ndeshjes ndaj anglezit Kamerun Norrie, ku arriti të fitoi me shifrat 2-0 (6-4, 6-4). 36-vjeçari do të ndeshet në fazën gjysmëfinale ndaj Italisë që përfaqësohet nga Xhanik Siner, me të cilin u përball në finale e “ATP Finals” vetëm pak ditë më parë. Xhokoviç u shpreh i emocionuar para kësaj ndeshje, teksa komentoi:gfjgh

“Do të jetë një ndeshje fantastike për të gjithë tifozët italianë dhe serbë. Këtu në Spanjë kemi ndërtuar një rivalitet të bukur. Sfida e ardhshme është shumë emocionuese, mendoj se do të jetë një duel i bukur mes meje dhe Xhanik”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"