“Për Partizanin do të jem gjithmonë gati”, Alban Hoxha: Nëse e them sekretin e penalltive, e shënon tjetri…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2023 | 21:06

“Për Partizanin do të jem gjithmonë gati”, Alban Hoxha: Nëse e them sekretin e penalltive, e shënon tjetri…

Alban Hoxha ishte një nga protagonistët kryesorë të Partizanit, duke i mohuar një penallti Rafael Duamenës. Gardiani i “demave” u shpreh se do të jetë gjithmonë gati për Partizanin sa herë që skuadra të ketë nevojë.

alban hoxha

“E kam thënë dhe më përpara që do jem gjithmonë për Partizanin sa herë të ketë nevojë. Kam qenë gati këto dy ndeshje dhe do të vazhdoj të jem.

Kanë qenë goxha penallti që kam pritur dhe nuk i kam fiksuar. Por janë vërtet shumë.

Po ta thash sekretin ai tjetri mund të më shënojë javës tjetër (qesh). Shaka. Mendoj se është 100% intuitë”, u shpreh Alban Hoxha për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"