Pasardhësi i De Biazit, trajneri që transferoi Muçin te Beshiktashi merr drejtimin e kombëtares që mposhti Shqipëria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2024 | 20:56

Pasardhësi i De Biazit, trajneri që transferoi Muçin te Beshiktashi merr drejtimin e kombëtares që mposhti Shqipëria

Fernando Santos është trajneri i ri i Azerbajxhanit që do të pasojë kështu Xhani De Biazin dhe misioni i tij do të jetë përgatitja e ekipit për t’u kualifikuar në Euro 2028. 

ssssssssssssssssasas

Trajneri luzitan, i cili transferoi Ernest Muçin te Beshiktashi, do të prezantohet këtë të enjte në kryeqytetin Baku. 

Kujtojmë që 69-vjeçari vitin e kaluar ishte në krye të Polonisë, por u shkarkua pas disfatës me Shqipërinë në “Air Albania”. 

Në janar të këtij viti Santos u emërua trajner i Beshiktashit në Turqi ku aktiviziohetn Muçi dhe Rashica, por u shkarkua më 13 prill pas një serie prej gjashtë ndeshjesh pa fitore. 

sadsadsassdsasdaads-1

Kujtojmë që Azerbajxhani ishte rivali i fundit i Shqipërisë, në testin miqësor të zhvilluar në Hungari, që u fitua nga kuqezinjtë me rezultatin 3-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"