Partizani kërkon të arkëtojë shifra të larta, katër kampionët e kuq presin vendimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2023 | 23:29

Partizani kërkon të arkëtojë shifra të larta, katër kampionët e kuq presin vendimin

Me zgjidhjen e çështjes së stolit, Partizanit do t’i duhet ta spostojë tërësisht vëmendjen te largimet nga ekipi, pasi janë disa lojtarë, që kërkojnë të lejohen nga klubi për të vijuar karrierën jashtë vendit.

partizani

“Demat” kanë pretendime të mëdha në Europë dhe duke u nisur nga kjo, ata pretendojnë që t’i mbajnë të gjithë lojtarët. Por kjo do të jetë mjaft e vështirë për faktin e thjeshtë se koha nuk premton.

Arinaldo Rrapaj, Masanga Matondo, Andi Hadroj apo edhe Valentino Murataj kërkojnë të vendosin të ardhmen e tyre. Nga ana tjetër, Partizani nuk do të dalë duarbosh, pasi pritet që të arkëtojë shifra të larta nga shitja e të paktën dy prej këtyre lojtarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"