Partizani ka fituar një tjetër goleador/ Keko sërish “shpëtimtar”, të kuqtë i shikojnë… hajrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2023 | 13:06

Partizani ka fituar një tjetër goleador/ Keko sërish “shpëtimtar”, të kuqtë i shikojnë… hajrin

Partizani në organikën e vet ka shumë sulmues, por Albers Keko me qetësinë, përulësinë dhe punën e tij po merr terren në hierarkinë e “bomberave” të kuq.

KEKO PARTIZANI

Nuk e nisi mirë në Europë, por me kalimin e ndeshjeve sulmuesi nga Divjaka arriti të ingranohej me ritmin e skuadrës dhe të tregonte shkëndija sa herë aktivizohej.

“Shpërthimin” e nisi në derbin e parë me Tiranën, ku dha asistin për Mensahun, teksa arriti të shënojë edhe në betejën e kaluar ndaj Teutës në javën e 10-të. Tashmë ish sulmuesi i Korabit kthehet sërish protagonist me të njëjtat skuadra, ku arrin të shënojë dy gola radhazi. Partizani ka fituar një tjetër goleador, në një moment kur të tjerët po vuajnë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"